Sulmuesi i njohur Albert Bunjaku i ka dhënë fund karrierës aktive si futbollist.
Ai ka qenë prej sulmuesve më të mirë, ish anëtar i Kombëtares së Zvicrës dhe Kombëtares së Kosovës, transmeton Demokracia.com.
38 – vjeçari nuk e kishte të lehtë të marrë edhe vendimin përfundimtar.
“Nuk është e lehtë për mua të heq dorë nga pasioni im, futbolli. Por në një moment vjen koha”, ka shkruar në “Instagram”.
Bunjaku ka luajtur për këto ekipe: Schaffhausen, Paderborn, Rot-Weiß Erfurt, Nürnberg, Kaiserslautern, St. Gallen, Aue, Viktoria Köln dhe Bonner SC. /Demokracia.com