Sport
Kombëtarja e Kosovës mësoi kundërshtarët për Europian
Demokracia
11:59 | 17 Mars 2021

Share:

Hendbollistet e Kombëtares së Kosovës sot udhëtojnë për në Austri ku të premten e të shtunën i luajnë ndeshjet e fazës së parë kualifikuese për Botërorin 2021.

Po sot hendbollistet kanë mësuar edhe kundërshtaret e fazës së parë kualifikuese për Evropianin 2022.

Kosova do të garoj në Grupi A së bashku me Portugalinë, Luksemburgun e Qipron.

“Kosova për short ishte në vazon e dytë. Gjithsej në fazën e parë kualifikuese marrin pjesë 11 ekipe kombëtare të hendbollisteve që janë ndarë në tri grupe. Fituesi i grupit avancon në kualifikimet e rregullta dhe ky natyrisht mbetet synim i vajzave tona”, thuhet në njoftimin e FHK-së, transmeton Demokracia.com.

Ndeshjet e fazës së parë kualifikuese për Euro 2022 do të zhvillohen prej 31 majit deri më 6 qershor. Ndërsa kualifikimet e rregullta fillojnë në tetor të këtij viti.

Ndeshjet e grupit të Kosovës pritet të luhen në Portugali.

Euro 2022 mbahet në Slloveni, Maqedoni të Veriut dhe në Mal të Zi në dhjetor të vitit të ardhshëm. /Demokracia.com

Të ngjashme