Sulmuesi kuqezi Armando Sadiku është bërë shqiptari i parë që aktivizohet në Kupën Libertadores, shkruan Demokracia.com
Armando Sadiku i cili aktivizohet me skuadrën e Bolivarit në Bolivi ka debutuar në kompeticionin e njohur amerikano-latin me një fitore të thellë 5:0 ndaj skuadrës së Uonderes të Uruguajit.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare është aktivizuar në minutën e 69’. Sadiku tek Bolivari është transferuar me shumë bujë teksa pritet të jetë sulmuesi kryesor i skuadrës. /Demokracia.com
HISTÓRICO!
Primer Albanés 🇦🇱 en jugar la Libertadores, Armando Sadiku 🇦🇱 ya también había jugado por Champions y Europa League.pic.twitter.com/EZ1sa3pchL— Multi Hincha Mundial (@multihincha) March 17, 2021