Lajme
Borell: Kosova në linjë me BE-në rreth sanksioneve të Rusisë, edhe pse nuk ishte e obliguar
Demokracia
22:44 | 16 Maj 2022

Share:

Përfaqësuesi i Lartë i BE’së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borell, ka folur sot rreth vendeve të Ballkanit Perëndimor që i kanë harmonizuar politikat e tyre me Bashkimin Evropian rreth agresionit rus në Ukrainë duke i vënë sanksione Moskës.

Borell ka përmendur Serbinë e cila nuk e ka bërë këtë duke thënë se qëndrimi neutral nuk është opsion pasi me këtë nuk bëhet dallimi mes sulmuesit dhe të sulmuarit.

Borell si shembuj të mirë i ka përmendur disa vende të Ballkanit Perëndimor që i kanë vënë sanksione Rusisë përfshirë Kosovën, e cila sipas tij nuk ka qenë obliguar.

“Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut plotësisht harmonizuan politikat e jashtme të tyre dhe të sigurisë dhe pikërisht për këtë ato mund t’i ekspozohen më shumë kërcënimeve ruse. Por, qëndrimi me ne duke e mbrojtur ligjin ndërkombëtar ka një kosto. Shqipëria dhe Mali i Zi po trajtohen si vende jo miqësore nga Rusia. Edhe Bosnja e ka harmonizuar politikën. Kështu ka bërë edhe Kosova edhe pse nuk ka qenë e detyruar, sepse Kosova nuk është as e njohur nga disa shtete anëtare”, ka thënë spanjolli Borell.

 

Të ngjashme