Feronikeli e Prishtina do të përballën ndërmjet vete për herë të dytë brenda një jave në të njëjtin stadium “Rexhep Rexhepi”.
Derisa të shtunën e kaluar “NIkli” e mposhti Prishtina me rezultat 2:0 në kuadër të garave kampionale, sot këto dy skuadra ndeshen në kuadër të çerekfinales së Kupës së Kosovës.
Të dyja synim e kanë daljen në garat ndërkombëtare kështu që Kupa është një alternativë e mirë dhe sigurisht që të dyja do të japin maksimumin për të ecur tutje.
Tashmë kompanitë e basteve kanë nisur ta parashikojnë këtë ndeshje, derisa është Prishtina ajo që favorizohet. Fitorja e Prishtinës kap kuotën 2.05, ndërsa 3.40 ka kuotën fitorja e Feronikeli, barazimi kuotohet me 3.00.
Në takimin tjetër të ditës së sotme ndërmjet Dukagjinit e Drenicës favorit del të jetë sipas basteve Drenica.
Më poshtë mund t’i gjeni kuotat për këto dy ndeshje. /Demokracia.com