Lajme
Ndodhet në SHBA, por Kurtin s’e ftuan as në përurimin e rrugës “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” në Bronx të Nju Jorkut
Demokracia
14:27 | 16 Maj 2022

Share:

Një ngjarje e rëndësishme për komunitetin shqiptaro-amerikan në SHBA u zhvillua dje në në Bronx të Nju Jorkut. Një rruge atje iu vu emri i heroit kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.

Përkundër që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po vazhdon të “shëtitet” nëpër SHBA, pa arritur ende ta sigurojë ndonjë takim të rëndësishëm, ai dje nuk ishte pjesë as e një organizimi të rëndësishëm të shqiptaro-amerikanëve në Bronx të Nju Jorkut, shkruan Demokracia.com.

Me flamuj kuqezi e veshje kombëtare, në Bronx të Nju Jorkut dje u mblodhën qindra fëmijë, gra e burra për të festuar, por aty mungoi kryeministri Kurti, që kryesisht këto ditë takoi vetëm shqiptaro-amerikanë gjatë qëndrimit në SHBA.

Pjesë e kësaj feste ishte edhe kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams, si dhe shumë biznesmenë të suksesshëm.

“Ne jemi shtëpia e komunitetit më të madh shqiptar në Amerikë. Shqiptaret në SHBA janë pronarë biznesesh të vogla, punëtorë të vijës së parë që e bëjnë qytetin tonë të gjallë. Ishte një nder t’u bashkohesha sot për të festuar një hero kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti-Skenderbeu”, shkroi kryebashkiaku Eric Adams, përcjell Demokracia.com.

Përveç emërtimit që mori rruga e re, një tjetër rrugë në Nju Jork e mban emrin e veprimtarit të shquar shqiptar, Fan Noli. /Demokracia.com/

Të ngjashme