Mbrëmë u zhvillua ndeshja e tretë gjysmëfinale e play off në basketboll ndërmjet KB Pejës dhe KB Trepçës, dy rivalëve të vjetër në basketbollin tonë. Këtë ndeshje e fituan vendësit me rezultatin 72:66.
Përveç rivalitetit në parket, rivalitet të madh dhe fyerje të turpshme kishte ndërmjet dy tifozërive “Shqiponjat” dhe “Torcidave”.
Në palestrën “Karagaçi” në Pejë në disa momente u dëgjuan në kor tifozët pejan duke u drejtuar tifozëve mitrovicas me thirrjet “ju jeni shkije”.
Përveç këndimit, një tifoz pejan është parë duke ngritur në drejtim të “Torcidës” tre gishtat, simbolin nacionalist serb.
Në këtë ndeshje, pati edhe përleshje e tensione dhe për një kohë të caktuar ndeshja u ndalua.
Mbrëmë është zhvilluar ndeshja e tretë gjysmëfinale e play off në basketboll ndërmjet KB Pejës dhe KB Trepçës, dy rivalëve të vjetër në basketbollin tonë. Këtë ndeshje e fituan vendësit me rezultatin 72:66./Demokracia.com/