Bayern Munich sonte do të ketë një ndeshje pothuaj sa për protokoll në Ligën e Kampionëve ku ndeshet me Lazion.
Sfida e parë e luajtur në Romë përfundoi me fitore të thellë të kampionëve në fuqi me rezultat 1:4, dhe vetëm ndonjë mrekulli do të bënte që Bayern mund të vazhdojë tutje, shkruan Demokracia.com
Takimi tjetër me shumë rivalitet pritet të jetë ai në Londër ku ndeshën Chelsea e Atletico Madrid.
Ndeshja e parë u mbyll me fitoren e londinezëve me rezultat 0:1 por kjo nuk u siguron asgjë. Nëse djemtë e Thomas Tuchelit duan kualifikimin, atëherë iu duhet edhe një 90 minutësh i zjarrtë për ta eliminuar Atletico Madridin.
Të dyja ndeshjet nisin nga ora 21:00. /Demokracia.com