Sport
Ambasadori amerikan Hovenier ishte i pranishëm në derbin Prishtina – Drita: Ditë e bukur për futboll
Demokracia
18:19 | 15 Maj 2022

Share:

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier, ishte i pranishëm në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Hovenier e ndjeku nga afër ndeshjen Prishtina-Drita, sfidë e cila ëshë duke u zhvilluar në kuadër të javës së 35-të në Superligën e Kosovës.

“Pavarësisht se si e quani (football/soccer) është një ditë e bukur në Prishtinë për futboll dhe për të bërë miq të rinj. Ndeshja e fundit në shtëpi e sezonit për FC Prishtina kundër Drita FC”, ka thënë Hovenier.

Ndryshe, Hovenier ishte i pranishëm edhe mbrëmë në ndeshjen e basketbollit, Prishtina-Ylli.

Të ngjashme