Lajme
Ish-sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo të hënën në Tiranë, zbulohet qëllimi i vizitës
Demokracia
15:01 | 15 Maj 2022

Share:

Në kuadër të 100 vjetorit të marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, në Tiranë ka arritur ish-sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, i cili të hënën do të takohet me kryeministrin Edi Rama.

Top Channel mëson së Pompeo vjen më ftesë të kryetarit të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.

Në kryesinë e kuvendit pritet të mbahet një aktivitet nga ku Pompeo do të jetë folësi kryesor.

Gjatë qëndrimit në Tiranë ish-sekretari Pompeo do të marrë titullin e nderit “Doctor Honoris Causa” nga universiteti i Tiranës.

Pompeo është një politikan, diplomat dhe biznesmen amerikan që shërbeu nën Presidentin Donald Trump si drejtor i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) nga 2017 deri në 2018 dhe si Sekretari i 70- të i Shtetit i Shteteve të Bashkuara nga viti 2018 deri në 2021.

Të ngjashme