Portieri i Evertonit, Jordan Pickford do t’i mungojë Anglisë në ndeshjet e para eliminatore për Kupën e Botës për shkak të një lëndimi muskulor.
Pickford u lëndua në ndeshjen e fundjavës kundër Burnleyt, ku Evertoni humbi 1:2, shkruan Demokracia.com.
Kështu, “gardiani” anglez nuk do të luajë kundër San Marinos, Shqipërisë dhe Polonisë në fillim të eliminatoreve për botëror.
Ai gjithashtu do të humbasë çerekfinalen e Kupës FA të shtunën ndaj Manchester Cityt. /Demokracia.com