Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi ka treguar edhe njëherë “dinjitetin” prej pushtetari. Rasti ndodhi në takimin e djeshëm që pati me Emisarin e Gjermanisë në Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin,
Përderisa emisari i shtetit më të fuqishëm evropian, Sarrazin rrinte i kërrusur gjatë takimit, Bislimi që përfaqëson një prej shteteve më të vogla në kontinent qëndronte komod i mbështetur për karrige dhe mbante këmben mbi këmbë.
Kjo nuk është hera e parë që zyrtarët e lartë të Qeverisë Kurti shpërfillin rregullat e protokollit në takime të rëndësishme.
Më herët kryediplomatja Donika Gërvalla e kishte përzënë nga tepihu i kuq kryediplomaten gjermane.
Dukej sikur Gërvallës, nuk i bënte shumë përshtypje vizita e kryediplomates së vendit më të fuqishme në Evropë. Gërvalla jo vetëm që nuk ka bëri asnjë postim për ardhjen e ministres gjermane, Annalena Baerbock, por ajo nuk e ka mirëpritur atë sipas protokollit.
Ministrja e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, për herët të parë që nga marrja e mandatit ka qenë në vizitë zyrtare në Kosovës, në muajin mars.
Por ardhja e saj në Kosovë nuk është mirëpritur siç e kërkon detyra zyrtare nga homologia e saj Donika Gërvalla, shkruan Gazeta Insajderi.
Kryediplomatja kosovare nuk i ka kushtuar fare rëndësi takimit me Baerbock. Fillimisht në aeroportin e Prishtinës, vërehet shkelja e protokollit.
Nikoqirja gati sa nuk e la krejt jashtë tepihut të kuq, Baerbock duke e zënë vetë krejt hapësirën. Protokolli shtetëror e kërkon që mysafirja në këtë rast të jetë në hapësirën kryesore të tepihut të kuq, ku pikërisht qëndron Gërvalla.
Mysafirja duket sikur të jetë e dorës së dytë pasi që Gërvalla qëndron një hap para saj dhe në mes të tepihut, shkruan Gazeta Insajderi.