Besnik Hasi është duke e kaluar edicionin e tij të tretë në ligën arabe me klubin e Al Raedit.
Në një prononcim për “Niuwsblad”, ish-futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë ka zbuluar se mund të nis një aventurë të re, shkruan Demokracia.com.
Ai tregon se është në fund të ciklit në Arabinë Saudite dhe se një rikthim në Belgjikë nuk përjashtohet.
“Një trajner që qëndron në një klub arab pvr tre vjet, kjo nuk është parë kurrë”, ka thënë Hasi.
“Presidenti do të më mbajë edhe më gjatë, por klubi po arrin kufijtë e tij sportiv dhe më mungon familja ime”, zbuloi ai.
Ish-futbollisti nga Kosova thotë se ka marrë tri oferte nga klubet belge.
“Që kur erdha këtu, kam marrë oferta nga Cercle, Charleroi dhe Genk. Do ta shohim”, shtoi Besnik Hasi. /Demokracia.com