Lajme
Ambasada e SHBA-së në Kosovë jep detaje rreth inaugurimit të presidentit amerikan, Joe Biden
Demokracia
09:44 | 20 Janar 2021

Share:

Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka njoftuar se gjatë gjithë ditës do të publikojnë detaje nga inaugurimi i presidentit të 46-të, Joe Biden.

Ambasada Amerikane përmes një njoftimi të publikuar në rrjetin social Facebook, ka thënë se inaugurimi i sotëm është festim i forcës institucionale, shkruan Demokracia.com

“Sot është Dita e Përurimit në Shtetet e Bashkuara. Për mbi 200 vjet, një tranzicion paqësor i pushtetit ka qenë shenja dalluese e demokracisë amerikane. Inaugurimi është një festim i asaj force institucionale. Gjatë gjithë ditës, ne do të nxjerrim në pah këtë proces të rëndësishëm, duke prezantuar udhëheqje të re dhe duke siguruar qasje të drejtpërdrejtë në festimin e sotëm.”, thuhet në njoftim.

Today is Inauguration Day in the United States. For over 200 years, a peaceful transition of power has been the…

Posted by U.S. Embassy Pristina, Kosovo on Wednesday, January 20, 2021

Kujtojmë se Joe Biden gjatë ditës së sotme pritet të inaugurohet si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Ceremonia  e inaugurimit do të jetë ndryshe nga çdoherë tjetër sepse numri i spektatorëve do të jenë më i vogël për shkak të pandemisë, shkrujanë mediat e huaja.

Gjithashtu, mijëra ushtarë rezervë të Gardës Kombëtare janë vendosur para Ndërtesës së Kongresit Amerikan.

Donald Trump do të refuzojë pasardhësin e tij duke mos marrë pjesë në inagurimin e tij, diçka që nuk ka ndodhur për më shumë se 150 vjet në ShBA.

Me ardhjen e tij, Joe Biden, planifikon të nënshkruajë dhjetëra urdhra ekzekutivë për të përmbysur disa nga vendimet e Donald Trump mbi migracionin, ndryshimin e klimës si dhe për të shtuar përgjegjësinë e qeverisë ndaj krizës së koronavirusit.

Ndryshe, në ceremoninë e përurimit do të përformojnë nga Lady Gaga dhe Jennifer Lopez./Demokracia.com

Të ngjashme