Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, ka reaguar pas raportimit të Demokracia.com në lidhje me Qeverinë Kurti II e cila ka paguar 26 mijë e 600 dollarë për një program online në Universitetin e Harvardit për shtatë zyrtarë të saj.
Gjoshi përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se Prokuroria duhet ta trajtojë gjuhën e përdorur nga zyrtarët qeveritarë, ku përmendet edhe fjala “konfidencë”.
“Kjo është zhvatje e parasë publike. Këta njerëz “e duan” shtetin e Kosovës vetëm për t’ia marrë rrogën dhe për ta zhvatur sikur në këtë rast”, ka thënë ai, përcjell Demokracia.com.
Postimi i plotë:
Kjo është gjuha e zhvatësve me në krye Albin Kurtin që na paraqiteshin si njerëz të shkolluar “jashtë”.
Lexoni me vëmendje këtë gjuhë që përdoret prej tyre, të cilën duhet ta trajtojë Prokuroria e Kosovës.
1.
“Në KONFIDENCË për këtë kohë po të njoftoj që bashkë me Kryeministrin dhe Zëvendëskryeministrin/Profën jemi duke e konsideruar regjistrimin e 12 zyrtarëve/ këshilltarëve në programin ekzekutiv arsimor ONLINE 3-javor…”.
Pra, Shefi i Kabinetit të Kurtit po i shkruan ministrave NË KONFIDENCË, do të thotë po duan që ta mbajnë të fshehur zhvatjen e parasë publike.
2.
“Për informim tuajin, me të gjitha këto iniciativa rreth Harvardit po na ndihmon PËRKRAHËSI DHE AKTIVISTI I LVV-së në Boston…”.
Pra, partia në pushtet i beson vetëm një aktivisti të saj. Kjo lë të kuptohet se nëse nuk do të ishtë një përkrahës i tyre ata nuk do ta ndërmerrnin një iniciativë të tillë sepse nuk do të mbetej KONFIDENCIALE.
Kjo është zhvatje e parasë publike. Këta njerëz “e duan” shtetin e Kosovës vetëm për t’ia marrë rrogën dhe për ta zhvatur sikur në këtë rast.
A e keni parë Albin Kurtin sa shumë e ka luftuar Republikën e Kosovës, por kurrë nuk e ka refuzuar pagën e deputetit? Njejtë do të veprojë edhe në ditën që nuk do të jetë më Kryeministër, do ta shajë Republikën e Kosovës, por paratë do t’ia marrë pa hezitim./Demokracia.com/