Sport
Dijoni nuk do ta pengojë Bersant Celinën t’i bashkohet Kosovës
Demokracia
21:03 | 16 Mars 2021

Share:

Dijoni ka vendosur që t’i lejojë të gjithë futbollistët e skuadrës t’iu bashkohen kombëtareve përkatëse për ndeshjet e muajit mars.

Në rrjetin social “Twitter”, klubi francez ka konfirmuar se nuk do t’iu bëjë telashe futbollistëve për t’u aktivizuar me vendet e tyre, shkruan Demokracia.com.

Ky është një lajm i mirë edhe për Kosovën, pasi Bersant Celina do të mund t’i bashkohet “Dardanëve” këtë muaj.

Ndryshe, Kosova i zhvillon tri ndeshje këtë muaj.

Fillimisht, përballet me Lituaninë më 24 mars në një ndeshje miqësore, kurse në eliminatoret e Kupës së Botës 2022, do të përballet me Suedinë më 28 mars dhe tri ditë më pas me Spanjën. /Demokracia.com

Të ngjashme