Sot po mbahet mbledhja e rregullt e Odës së Avokatëve të Kosovës.
Disa nga avokatët janë përgatitur që ta kundërshtojnë udhëheqësinë aktuale të Odës së Avokatëve, çështje kjo që tashmë ka ngritur tensione.
Kryetari i Degës Regjionale në Prishtinë, Nasuf Hasani, është ngritur në këmbë gjatë mbledhjes dhe ka kundërshtuar padrejtësitë që, sipas tij, po bëhen në OAK.
Ai iu ka bëjë thirrje avokatëve që të mos e votojnë raportin e punës njëvjeçare të OAK-së, si dhe të mos e votojnë draftbuxhetin e prezantuar për vitin 2022, shkruan EO.
Këtë thirrje Hasani thotë se e bëri për arsye se në draft-buxhet është planifikuar të rritet pagesa për anëtarësi nga 250 në 300 euro, duke shtuar se pasi aktualisht në xhirollogarinë e OAK-së ka mjete mbi 270 mijë euro ky propozim është bërë pa asnjë arsye të vetme.
Demokracia.com gjatë ditës së mërkurë kishte raportuar për përplasje në Odën e Avokatëve.