Lajme
Ajeti: Grupe brenda Bundestagut po e përkrahin Kosovën për anëtarësim në KiE
Demokracia
16:26 | 13 Maj 2022

Share:

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, thotë se aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës po përkrahet nga grupet brenda parlamentit të Gjermanisë.

Ajeti në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka publikuar edhe letrën e deputetëve gjerman, Frank Schwabe dhe Adis Ahmetovic nga SDP, përcjell Demokracia.com.

“Kërkesa e djeshme e Republikës së Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës është duke u përkrahur nga grupet më të fuqishme parlamentare të Bundestagut gjerman. Faleminderit për mbështetjen Frank Schwabe dhe Adis Ahmetovic nga SPD”, ka shkruar ambasadori Ajeti.

Postimi i plotë:

Kërkesa e djeshme e Republikës së Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës është duke u përkahur nga grupet më të fuqishme parlamentare të Bundestagut gjerman.

Faleminderit për mbështetjen Frank Schwabe dhe Adis Ahmetovic nga SPD ???????/Demokracia.com/

Të ngjashme
Lajme • 23 Prill 2025