Një nënë nga Oregoni vrau dy fëmijët e saj të vegjël përpara se të kryente vetëvrasje, njoftoi policia dhe ish-partneri i saj.
Ashley Palmer, 31 vjeçare u gjet e vdekur nga një plagë me armë zjarri brenda një apartamenti në Gresham, ku policët zbuluan gjithashtu se dy fëmijët e saj, të moshës 6 dhe 8 vjeç, janë vrarë me armë zjarri.
Policia e identifikoi Palmerin pas përfundimit të autopsisë së tri viktimave, raporton nypost.
Palmer ishte ndarë nga bashkëshorti i saj, Jenavie Palmer, dy vjet më parë dhe çifti ishte në mes të një mosmarrëveshjeje rreth kujdestarisë së fëmijëve, tha ish-partneri i saj.
“Ne ishim në mes të gjyqit dhe fëmijët lëviznin herë në njërën shtëpi, herë në tjetrën”, tha 34 vjeçari.
Ashley Palmer kishte pohuar dy herë më parë në gjykatë se fëmijët e çiftit do të përballeshin me dëmtime serioze nëse ish-bashkëshortit të saj i jepej kujdestaria e pjesshme, përcjell Telegrafi.
Ndryshe, banorët kanë pohuar se nuk po mund t’iu besonin syve rreth kësaj tragjedie familjare.
News of this tragedy is impacting many neighbors. This mom of three trying to process it all… pic.twitter.com/EFFvO1v0CV
— Genevieve Reaume (@GenevieveReaume) May 11, 2022