Lajme
Sulmoi fizikisht profesoreshën Hatixhe Latifi-Pupovci, gjykata merr vendim për mjekun Arsim Gashi
Demokracia
17:35 | 12 Maj 2022

Share:

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit të pandehurit Arsim Gashi, mjekut i cili dyshohet se ka sulmuar fizikisht profesoreshën Hatixhe Latifi-Pupovci.

“Gjyqtarja e procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.G e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji”, thuhet në njoftim.

Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Të ngjashme
Lajme • 23 Prill 2025