Komisioni disiplinor i Serie A-së ka ndëshkuar futbollistin e Milanit, Ante Rebiq me dy ndeshje moslojë.
Futbollisti kroat u ndëshkua për mosrespektim të gjyqtarit në ndeshjen ndaj Napolit, shkruan Demokracia.com.
Ai ishte ndëshkuar me karton të kuq në minutën e dytë të kohës shtesë.
Portieri i Milanit, Gigio Donnarumma u gjobit me dhjetë mijë euro për fyerjen ndaj kundërshtarëve të tij.
Nga ana tjetër, edhe futbollistët e Juventusit, respektivisht Lazios, Juan Cuadrado dhe Giovanni di Lorenzo u pezulluam me nga një ndeshje moslojë. /Demokracia.com