Kuriozitete
Merr fund misteri| Javën e ardhshme do të hidhet dritë mbi të vërtetën e UFO-ve
Demokracia
17:29 | 12 Maj 2022

Share:

Shtëpia e Përfaqësuesve në SHBA do të mbajë një seancë publike mbi UFO-t dhe do të hedhë dritë mbi misteret më të mëdha të galaktikës.

Seanca është caktuar për në orën 10:00, të martën e 17 majit.

Komiteti i Zbulimit i Dhomës së Përfaqësuesve do të marrë fjalën  dhe do të zbërthejnë atë që dinë rreth pamjeve të pashpjegueshme për publikun amerikan.

Zyrtarët e Pentagonit dhe drejtorët e inteligjencës do të dëshmojnë çdo gjë që njerzimi duhet të dijë.

Përfaqësuesi Adam Schiff, kryetar i Komitetit tha se dëgjimi publik do të thyejë “ciklin e fshehtësisë së tepërt dhe spekulimeve me të vërtetën.”

Në seancë gjithashtu do të diskutohet një raport prej 9 faqesh i vitit 2021 mbi fenomenet ajrore të paidentifikuara (UAP).

Të ngjashme
Kuriozitete • 09 Maj 2025