Lajme
Kosova nesër aplikon për anëtarësim në KE| Vuçiq: Do të përgjigjemi seriozisht dhe fuqishëm
Demokracia
20:32 | 11 Maj 2022

Share:

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka komentuar lajmin se Kosova nesër do të paraqesë kërkesë për anëtarësim në Këshillin e Evropës, shkruan Demokracia.com.

“Është një pyetje e vështirë për ne. Është e qartë se disa njerëz po punojnë për të destabilizuar të gjithë rajonin dhe për të destabilizuar Serbinë. Sonte do të flas për këtë më në detaje. Nëse e bëjnë, atëherë është e qartë se nuk ka Marrëveshje të Brukselit apo Marrëveshja e Uashingtonit nuk ekziston për ta (Kosovën). Ne e shohim se kush do ta mbështesë diçka të tillë. Ne do të përgjigjemi seriozisht dhe me përgjegjësi dhe do ta mbrojmë fuqishëm vendin tonë”, ka thënë Vuçiq, përcjell Demokracia.com.

I pyetur nga gazetarët për presionet e reja për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, Vuçiq është përgjigjur se do të marrin vendime në përputhje me interesat e Serbisë. /Demokracia.com/

Lajme të këqija nga Brukseli për Serbinë, të mira për Kosovën| Vuçiq thërret urgjentisht mbledhje

 

Të ngjashme