ShowBiz
BBC bën ‘meme’ një pjesë të performancës së Ronela Hajatit në Eurovision.
Demokracia
20:26 | 11 Maj 2022

Share:

Këngëtarja e njohur shqiptare, Ronela Hajati, ka bërë bujë të madhe me performancën e saj në “Eurovision 2022”.

Ajo mbrëmë (e martë) bëri hapjen e kompeticionit muzikor, gjersa mori vëmendje me çdo detaj përfshirë këtu edhe vallëzimin.

Gjiganti britanik, BBC, më saktësisht ‘BBC Three’ e ka kthyer në ‘meme’ momentin kur artistja gjatë këndimit rrotullonte kokën dhe dukej sikur po thante flokët.

“Kur taksi arrin në orën 5, dhe ju keni nevojë t’i thani flokët tuaj. Shqipëria. Eurovision”, ka qenë përshkrimi në një pjesë të ndarë në Twitter nga BBC Three.

Reagimet kanë vijuar më pas në hapësirën për komente, ku shihej se kishte më shumë komente negative.
Ronela përndryshe me “Sekret” nuk ka arritur të kualifikohet në finalen e madhe, që mbahet të shtunën (14 maj).

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RONELA (@ronelahajatiofficial)

Nata e dytë e këtij spektakli madhështor do të mbahet të enjten (12 maj).

Nga 17 vende që performuan mbrëmë, vetëm dhjetë prej tyre shkuan në finale si: Zvicra, Armenia, Islanda, Lituania, Portugalia, Norvegjia, Greqia, Ukraina, Moldavia, Holanda. /Telegrafi/

Të ngjashme