Lajme
DOKUMENT| “Merakli të udhëtimeve”, mbi 20 mijë euro i shpenzoi zyra e Kurtit për tre muaj
Demokracia
21:57 | 14 Maj 2022

Share:

Edhe pse deri më tani nuk e kishte ndonjë takim të frytshëm jashtë vendit, Albin Kurti dhe zyra e tij vetëm në tremujorin e parë të këtij viti shpenzuan mbi 20 mijë euro për udhëtime zyrtare.

Demokracia.com ka siguruar qasje në dokumentet zyrtare të shpenzimeve të Zyrës së Kryeministrit për tre muajt e parë të këtij viti.

Sipas të dhënave zyrtare, Kryeministria gjatë tre muajve të parë të 2022 për udhëtime zyrtare shpenzoi 20 mijë e 553 euro.

Janë gjithsej 7 mijë e 245 euro që janë shpenzuar për bileta për udhëtime jashtë vendit. Ndërkaq, për mëditje janë shpenzuar edhe 4 mijë e 187 euro, raporton Demokracia.com.

Po ashtu, 6 mijë e 349 euro janë shpenzuar për akomodim gjatë udhëtimeve zyrtare jashtë vendit.

Sipas dokumentit, Zyra e Kryeministrit gjithashtu ka shpenzuar 1 mijë e 162 euro për udhëtime zyrtare brenda vendit, ndërkaq për akomodim në këto udhëtime janë shpenzuar 1 mijë e 434 euro.

Në total, vetëm nga 1 janari i këtij viti e deri më 31 mars, Zyra e Kryeministrit ka shpenzuar për udhëtime zyrtare 20 mijë e 553 euro. /Demokracia.com/

Të ngjashme