Sport
Pse Borussia Dortmund do të marrë vetëm 40 milionë euro nga transferimi i Haaland te City
Demokracia
17:35 | 11 Maj 2022

Share:

Erling Haaland ishte një nga lojtarët më të kërkuar në tregun e transferimeve dhe që nga e marta u konfirmua zyrtarisht se norvegjezi do të veshë fanellën e Manchester Cityt.

Ajo që ishte interesante ishte se sa para do të fitonte Dortmundi nga transferimi, por kjo shifër është shumë më e vogël nga sa prisnin të gjithë, transmeton Demokracia.com.

Haaland mbërriti në Dortmund nga RB Salzburg, ku luajti shkëlqyeshëm dhe të njëjtën formë kaloi në radhët e “milionerëve”.

Siç njoftoi Borussia Dortmund në një deklaratë zyrtare, për atë transferim priten të ardhura totale prej 35 deri në 40 milionë euro, çka lë të nënkuptohet më tej se Salzburgu ka siguruar një përqindje të caktuar të shitjes së radhës.

Nëse klubi austriak merr vërtet 20 milionë, kjo do të thotë se ata siguruan rreth 33 për qind të shitjes së radhës, që është një punë fantastike e drejtuesve të Salzburgut, por edhe një punë e keqe e Dortmundit, që mori vetëm 40 milionë për lojtarin më të kërkuar së bashku me Kylian Mbappe./Demokracia.com/

Të ngjashme