Për shkak të problemeve disiplinore, Arbër Prekazi që aktivizohet te Ballkani i Suharekës është gjobitur nga Komisioni Disiplinor.
Me vendimin e sotëm të këtij komisioni, mbrojtësi mitrovicas është gjobitur me 200 euro, shkruan Demokracia.com.
Arsyeja e kësaj është se Prekazi kishte ofenduar gjyqtarin kryesor në ndeshjen Arbëria – Ballkani që u zhvillua në javën e 24-t të Superligës së Kosovës.
Vendimet e plota të KD-së:
“V E N D I M E
Futbollisti i KF “ Ballkani”, Arbër Pekazi, me nr ID:000356M89 në procedurë të hapur disiplinore nga Komisioni i Garave në ndeshjen Arbëria-Ballkani e javës së 24-t të Superligës, zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti“ në Podujevë. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes: Sjellje jo sportive; në minutën e 71 gjyqtari e ndëshkon me kartonin e kuq pas dy të verdhëve dhe lojtari fillon me ofendime ndaj gjyqtarit kryesor. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika C: Lojtari në fjalë përveç dënimit automatik prej një ndeshje moslojë për shkak të kartonit të kuq (pas dy të verdhëve) – nuk u paraqit në ndeshjen pasuese Ballkani – Drita;
DËNOHET edhe me të holla në shumë prej 200 euro për ofendime. Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar është 8 ditë nga data kur vendimi bëhet i plotfuqishëm ( Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).
Futbollisti i KF Ferizaj, Elbasan Thaqi, me nr ID :001606M91 në procedurë të hapur disiplinore nga Komisioni i Garave në ndeshjen e Ligës së Parë Grupi B java e 18-të, Ferizaj-Vitia. Ndëshkim me karton të kuq direkt, ndërhyrje e rrezikshme me taka në kokë, duke ia pa mundësuar vazhdimin e lojës lojtarit kundërshtar. Bazuar në nenin 43 paragrafi 1 pika A e Rregullores disiplinore:
DËNOHET me ndalesë loje për 3 (tri) ndeshje sipas radhës të organizuar nga FFK.
Hapje e procedurës disiplinore:
-ndaj kryetarit të KF “Dardana“, Sevdai Kastrati me nr ID: 009506M84. Sipas raporteve të zyrtarëve të ndeshjes së xhiros së 19-të , të Ligës së Parë, Grupi B. Ulpiana –Dardana, në minutën e 90 të ndeshjes Sevdai Kastrati futet në bankinë edhe pse nuk ishte në protokollin zyrtar, ofendon gjyqtarin kryesor. Veprimin e njëjtë e përsëritë edhe pas përfundimit të ndeshjes. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 , i Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë nga kryetari i KF “Dardana“, Sevdai Kastrati deri me datë 19.03.2021 ora 13:00.
-ndaj futbollistit Mustafë Hyseni të KF “ Ulpiana” kategoria e juniorëve Liga e Parë, me nr fanelle 17 dhe nr ID: 013855M03 në procedurë të hapur disiplinore nga Komisioni i Garave i Ligës së Parë – Juniorët, Grupi B në ndeshjen e javës së tetë Ulpiana –Dukagjni, zhvilluar në Lipjan. Sipas raporteve zyrtare në minutën e 68 pas sjelljeve jo sportive ndëshkohet me karton të kuq – direkt. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1, i Rregullores disiplinore kërkohet deklratë nga lojtari Mustafë Hyseni deri më datë 19.03.2021 ora 13:00.
-ndaj futbollistit Driton Sopa të KF “Ulpiana” kategoria e juniorëve Liga e Parë, me nr fanelle 9 dhe nr ID: 020644M02 në procedurë të hapur disiplinore nga Komisioni i Garave i Ligës së Parë – Juniorët, Grupi B në ndeshjen e javës së tetë, Ulpiana –Dukagjni, zhvilluar në Lipjan. Sipas raporteve zyrtare në minutën e 68 pas sjelljeve jo sportive ndëshkohet me karton të kuq – direkt. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1, i Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë nga lojtari Driton Sopa deri më datë 19.03.2021 ora 13:00.
-ndaj futbollistit Granit Malaj të KF “ Dukagjini” kategoria e juniorëve – Liga e Parë, me nr fanelle 9 dhe nr ID: 013096M03 në procedurë të hapur disiplinore nga Komisioni i Garave i Ligës së Parë – Juniorët, Grupi B në ndeshjen e javës së tetë Ulpiana –Dukagjini, zhvilluar në Lipjan. Sipas raporteve zyrtare në minutën e 68 pas sjelljeve josportive ndëshkohet me karton të kuq – direkt. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1, i Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë nga lojtari Driton Sopa deri më datë 19.03.2021 ora 13:00“. /Demokracia.com