Kuvendi i Kosovës sot është duke mbajtur një seancë të radhës plenare.
Në pikën plenare për të diskutuar për ratifikimin e marrëveshjes së kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane në vend të ministrit të financave është ngarkuar Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.
“Kemi shqyrtimin e projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes së kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime, për zhvillim e impiantit të ujërave të zeza në Mitrovicë, dhe Kuvendit ja ka rekomanduar miratimin e tij. E ftojmë në emër të Ministrisë së Financave është ngarkuar Ministri Hajrullah Çeku sepse ministri Murati nuk ndodhet këtu për ta paraqitur këtë”, ka kryeparlamentari Glauk Konjufca.