Është mbyllur pjesa e parë në duelin midis Aston Villës dhe Liverpoolit.
Pjesa e parë ka përfunduar me rezultat të barabartë 1:1 në stadiumin “Villa Park”, shkruan Demokracia.com.
Sfida u zhbllokua vetëm pas 3 minutash kur Douglas Luiz realizoi për Aston Villën nga afërsia.
Festa te tifozët dhe ekipi vendas ishte e madhe, por e cila zgjati vetëm tre minuta.
Liverpooli barazoi rezultatin në minutën e 6-të me anë të mbrojtësit, Joel Matip.
Kjo sfidë i takon javës së 33-të në elitën e futbollit anglez./Demokracia.com/