Sport
ZYRTARE: Erling Haaland futbollist i ri i Manchester Cityt
Demokracia
16:37 | 10 Maj 2022

Share:

Manchester City e ka zyrtarizuar Erling Haalandin si futbollistin më të ri të skuadrës.

“Qytetarët” përmes uebfaqes kanë njoftuar se kanë arritur marrëveshje me Borussia Dortmundin për transferimin e sulmuesit norvegjez, shkruan Demokracia.com.

Haaland do t’i bashkohet Manchester Cityt nga 1 korriku i këtij viti.

“Manchester City mund të konfirmojë se ne kemi arritur një marrëveshje në parim me Borussia Dortmund për transferimin e sulmuesit Erling Haaland te klubi më 1 korrik 2022. Transferimi mbetet subjekt i përfundimit të kushteve të Klubit me lojtarin”, thuhet në njoftimin e klubit anglez.


Ylli norvegjez do të nënshkruaj me Cityn deri në qershor të vitit 2027.

21-vjeçari ishte pjesë e Borussia Dortmundit nga janari i vitit 2020 kur u transferua nga Reb Bull Salzburg për 20 milionë euro./Demokracia.com/

Të ngjashme