Llapi njihet si klub që merret shumë me talentët e futbollit duke u dhënë atyre hapësira të mjaftueshme.
Madje, disa prej tyre, klubi nga Podujeva i ka dërguar edhe në arenën ndërkombëtare, shkruan Demokracia.com.
Së fundmi, u zyrtarizua se dy futbollistë të Llapit, Valmir Veliu dhe Hajdin Salihu janë ftuar nga Kosova U21, respektivisht nga Shqipëria U21.
Të dy futbollistët në fjalë kanë nënshkruar kontrata profesionale me llapjanët në vitin 2018.
Veliu kishte debutuar me Llapin në vitin 2018, si 18-vjeçar, 3 muaj e 25 ditë.
Kurse, Salihu që tashmë është i huazuar në Kroaci te Lokomotiva e Zagrebit debutoi në vitin 2019 si 17-vjeçar, nëntë muaj dhe 14 ditë. /Demokracia.com
https://www.facebook.com/KFLlapi/posts/10159021628282243