Lajme
Të shtëna më armë në Kaçanik, një i vdekur dhe një i plagosur
Demokracia
15:35 | 10 Maj 2022

Share:

Një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër është plagosur nga të shtënat me armë në Kaçanik.

I plagosuri është dërguar në QKUK.

Rasti ka ndodhur rreth orës 14:00 në magjistralen Ferizaj – Kaçanik tek vendi i quajtur “Fusha Pajtimit”.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Ju njoftojmë se sot në ora 14:00 kemi marr një informacion se në rrugën magjistrale Ferizaj – Kaçanik tek vendi i quajtur “Fusha Pajtimit” , përballë ” Varrezave të Dëshmorëve, 2 persona të moshës madhore kanë marr plagë nga arma e zjarrit. Nga informatat e para njëri për pasojë ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kjo është konfirmuar nga ekipet mjekësore, ndërsa tjetri është transportuar për ndihme mjekësore në Ferizaj e më pas është transportuar për QKUK për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor. Në vendin e ngjarjes janë ekipe të policisë që po hetojnë rastin”, ka thënë Veseli. /Demokracia.com/ 

Të ngjashme