Lajme
Çmimi i naftës bie në nivelin më të ulët në dy javët e fundit
Demokracia
13:16 | 10 Maj 2022

Share:

Çmimi i naftës ra në nivelin më të ulët në dy javët e fundit të martën pas shqetësimit për kërkesën për shkak të kufizimeve kundër pandemisë në konsumuesen e dytë më të madhe në botë të naftës, në Kinë, bashkë me rritjen e vlerës së dollarit amerikan.

Çmimi në bursën “Brent” ra në 105.31 dollarë për fuçi ose 0.59 për qind të martën në mëngjes.

Çmimi në bursën “WTI” ra në 102.59 dollarë për fuçi ose 0.48 për qind.

Shqetësimi për uljen e kërkesës është rritur për shkak se miliona kinezë në Shangai, Pekin dhe në vende të tjera përballen me masa të ashpra kufizuese.

Rritja e eksportit të Kinës ra në numër njëshifror, në nivelin më të ngadalshëm në dy vitet e fundit, kur ky shtet po i ashpërson kontrollet për ta luftuar përhapjen e koronavirusit.

Të ngjashme