Sport
Zyrtare: Milot Rashica do t’i bashkohet Kosovës për ndeshjet e muajit mars
Demokracia
15:28 | 16 Mars 2021

Share:

Milot Rashica do t’i bashkohet Kosovës për tri ndeshjet e muajit mars.

“Dardanët” fillimisht do ta luajnë një miqësore me Lituaninë në Prishtinë më 24 mars, shkruan Demokracia.com.

Më pas, më 28 mars, Kosova e pret Suedinë poashtu në Prishtinë dhe më 31 mars i shkon Spanjës në Sevilla në kuadër të eliminatoreve për Kupën e Botës 2021.

Klubi i Werder Bremenit ka konfirmuar se Rashica ka marrë ftesë prej përzgjedhësit Bernard Challandes për këto tri ndeshje.

Ndryshe, shkaku i pandemisë COVID-19, Rashica nuk ishte lejuar t’i bashkohej Kosovës në dy ndeshjet e kaluara. /Demokracia.com

Të ngjashme