Qytetarë të shumtë janë duke protestuar para objektit të komunës së Klinës, kundër ndërtimit të Fabrikës së Çimentos.
Ata kërkojnë që të respektohet e drejta kushtetuese për vendimmarrje që qytetarëve u garantohet me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, si dhe të respektohet komisioni hetimor i caktuar nga Kuvendi Komunal i Klinës për hetimin e procedurave rreth lëshimit të lejeve për Fabrikën e Çimentos.
Protestuesit kanë kërkuar nga komuna e Klinës që të lëshojë një dokument, i cili ia pamundëson Operatorit Ekonomik nisjen e punës.
Në vitin 2020, qytetarët që u angazhuan për ta kundërshtuar këtë fabrikë mblodhën 4 mijë e 700 nënshkrime në një peticion në përpjeke për të kundërshtuar ndërtimin e fabrikës. /Demokracia.com/
Më poshtë pamje nga protesta: