Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, mund ta përshkallëzojë luftën në Ukrainë duke dërguar 600 mijë trupa dhe po ashtu të vendosë për sulm nuklear, ka thënë ish-komandanti i NATO-s, Sir James Everard, raporton “The Sun”.
Everard vlerëson se mënyra e vetme për Putinin që të dalë nga situata që e ka krijuar është të dërgojë numër të madh të forcave të tij në Ukrainë apo edhe të nisë sulm nuklear.
Ai thotë se Putin është në telashe tash. Mendon se presidenti rus do të rrëzohet nga gjeneralët e tij nëse nuk e siguron një fitore solide në Ukrainë së shpejti.
“Ai është në një pozitë të tmerrshme. Nuk e shoh se mund të realizojë objektivat e tij pa e përshkallëzuar më tej luftën”, ka thënë Sir James Everard.
Raporti i postuar në Telegram nga kompania Wanger, është shkruar nga një autor anonim, ndërsa nuk janë bërë të ditura nga autori se nga i ka marrë shifrat.
Everard paralajmëron se Putin mund të vendosë të përdorë armët nukleare për të fituar luftën, pasi Kievi ka arritur të sigurojë ndihmë 33 miliardë dollarë dhe ndihmë ushtarake nga SHBA-ja, ndihmë për të cilën ekspertët thonë se do ta kthejë situatën në favor të Ukrainës.
“Do të ishte çmenduri po ta bënte këtë”, ka thënë Everard, duke folur për mundësinë e përdorimit të armëve nukleare nga Rusia. “Do të ishte një dështim strategjik dhe do të nënkuptonte më tepër izolim. Aty ku Putini ka avantazh ndaj Perëndimit është se ka një grumbull të armëve nukleare. Nga të voglat deri te të mëdhatë që shkatërrojnë qytete të tëra. Derisa në Britani, ka armë nukleare të mëdha që shkatërrojnë qytetet, nuk ka të vogla. Ndoshta për Putinin, përshkallëzimi nuklear nuk është aq i madh sa e shohim ne. Por mendoj se është e tmerrshme po të ndodhte”, thotë Everard.