Jurgen Klopp qeshi kur gazetari lexoi pretendimin e Pep Guardiola se “të gjithë mbështesin Liverpoolin”.
Guardiola pretendoi se “të gjithë në këtë vend mbështesin Liverpoolin” pas mposhtjes 5-0 të Manchester City ndaj Newcastle United të dielën.
“Të gjithë në këtë vend mbështesin Liverpoolin, mediat dhe të gjithë”, tha spanjolli për beIN Sports pasi skuadra e tij u rikthye në krye të Premierligës, transmeton Demokracia.com.
“Sigurisht, sepse Liverpooli ka një histori të pabesueshme në kompeticionet evropiane. Jo në Premierligë, sepse ata kanë fituar një në 30 vjet, por nuk është aspak problem”.
Klopp u pyet për komentet e Guardiolës gjatë konferencës së tij për shtyp para ndeshjes për Aston Villa.
“(Qesh) Këtu shumë njerëz duan që ne të fitojmë ligën, por edhe këtu është vetëm 50 për qind. Si menaxherë, pas një loje ne padyshim jemi të ndikuar masivisht nga lojërat/situatat. Ajo që thashë pas Spurs (kritika)… Nuk do ta bëja. Vetëm ndjenja ime për momentin”, tha ai.
“Nuk e kam idenë nëse i gjithë vendi po na mbështet. Ndoshta ai di më shumë se unë”, tha Klopp./Demokracia.com/
Jürgen Klopp’s reaction to Pep Guardiola saying:
? “The people want Liverpool to win more than us. It’s not an issue. It’s normal. Maybe they have more supporters all around the world, in England maybe more support Liverpool than us.”
??? pic.twitter.com/utoZrKlbNY
— Football Daily (@footballdaily) May 9, 2022