Sport
Po shkëlqen te Prishtina, radha tash edhe për Kombëtare: Këto janë pritshmëritë e talentit bardhekaltër Qëndrim Zyba
Demokracia
14:01 | 16 Mars 2021

Share:

Përzgjedhësi i Kosovës U21 Michael Nees, dje publikoi listën e futbollistëve për dy ndeshjet miqësore që di t’i zhvillojë me Katarin në fund të këtij muaji.

Në mesin e 25 futbollistëve të ftuar ishte edhe talenti i Prishtinës Qendrim Zyba, shkruan Demokracia.com.

Zyba i cili po kalon formë të jashtëzakonshme në fanellën bardhekaltër dhe fal formës së tij edhe Prishtina sot fuqishëm po lufton për titullin e kampionit, në një bisedë për Demokracia.com, ka thënë se është shumë i lumtur që është vlerësuar nga trajneri dhe ju ka dhënë rasti të japë kontributin për shtetin e tij.

Ai ka pritshmëri të mëdha me shpresë se formën e mirë në kampionat të mundë ta paraqes edhe ne fanellën kombëtare.

Jam shumë i lumtur të përfaqësoj shtetin tim. Është nder dhe kënaqësi të bartesh fanellën e kombëtares. Sigurisht që kjo ftesë më bën shumë të lumtur”, ka thënë fillimisht Zyba.

Zyba edhe më herët është ftuar te ekipin U21 i Kosovës, kur ai udhëhiqej nga trajneri Rafet Prekazi por hapësira e tij në fushë ishin të kufizuar. Ai më të drejtë këtë herë pret më shumë mundësi.

Se a do të kem apo jo hapësirë në lojë vendos trajneri. Ajo që dua është që të bëjë më të mirën së bashku me ekipin. Pra ta përfaqësojmë shtetin tonë më së miri”, vlerësoi mesfushori 20-vjeçar.

Gjithsesi, duke e parë performancën shumë të mirë tek Prishtina, nuk ka pasur sesi të mos e ketë ftesën nga U21, derisa vet Zyba po beson se këtë formë të mirë të mund ta shfaqë edhe tek ekipi kombëtar

Formën e mirë tek Prishtina shpresoj të vazhdojmë edhe te ekipi kombëtar. Shpresoj shumë të kem paraqitjes sa më të mirë”, ka përfunduar mesfushori i Prishtinës, Qëndrim Zyba.

Të kujtojmë se Kosova me Katarin do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore që luhen në Doha me 26 e 29 mars. /Demokracia.com

Të ngjashme