Lajme
Osmani për heroin Ilir Konushevci dhe Hazir Mala: Kujtimi për ta do të jetë i përjetshëm
Demokracia
12:50 | 09 Maj 2022

Share:

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në 24- vjetorin e rënies, ka përkujtuar heroin Ilir Konushevci dhe mjekun tropojan, dëshmorin Hazir Mala.

Osmani nëpërmjet një komunikate për medie ka thënë se konsistenca në luftën për liri ishte virtyt i Ilir Konushevcit, përcjell Demokracia.com.

“Liria dhe Iliri janë një. Konsistenca në luftën për liri ishte virtyt i Ilirit. Idealizmi e bëri që përpjekjes për lirinë e vendit të mos i ndahet deri në fund të jetës, duke u bërë hero i Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Në komunikatë thuhet se sot e kujtojmë me respekt figurën e njeriut të radhëve të para të UÇK-së, i cili krahas bashkëluftëtarëve sikurse Hazir Mala, synimin e brezave për liri e shtet e bën realitet.

“Për Ilirin e Hazirin duhet drejtësi, ndërkaq kujtimi për ta do të jetë i përjetshëm”, thuhet më tej në komunikatë./Demokracia.com/

Të ngjashme