39-vjeçarit që dje aksidentoi një foshnje tremuajshe së bashku me prindërit, Policia ia ka marrë patentëshoferin për 2 vite.
Policia shqiptare tashmë ka gjobitur 39-vjeçarin, Ajas Sulejmeni, i cili gjatë ditës së djeshme ka aksidentuar një çift dhe foshnjën e tyre tremuajshe në Tiranë.
LEXO EDHE:
PAMJE TË RËNDA| Momenti kur çifti dhe foshnja e tyre goditen nga vetura “G Class” në Tiranë
Siç raporton Top Channel, sipas gjobës dhe deklaratës së Ajas Sulejmenit që ka siguruar, ai ka kundërshtuar gjobat që i ka vënë policia.
“Sulejmeni ka deklaruar se nuk është dakord me konstatimin e policisë që renditi si shkelje: shkelje semafori, aksidentim të këmbësorëve, mosdhënie ndihme për të aksidentuarit, largim nga vendi i aksidentit pa njoftuar organet kompetente dhe drejtim mjeti nen efektin e narkotikeve. Po ashtu, atij i janë hequr pesë pikë nga patenta”, shkruan Top Channel.