Lajme
Ministri britanik i Mbrojtjes: Putini po dëshiron të frikësojë botën
Demokracia
12:16 | 09 Maj 2022

Share:

Ministri i Mbrojtjes, Ben Wallace, thotë se Vladimir Putin po përpiqet të frikësojë botën me paradën e tij ushtarake në Moskë.

Parada shënon fitoren e Luftës së Dytë Botërore ndaj nazistëve, por Wallace thotë se Putini dhe rrethi i tij i brendshëm po pasqyrojnë tiraninë e fashizmit.

Në një fjalim në Muzeun e Ushtrisë Kombëtare në Londër, Wallace tha: “Me të vërtetë ajo që Presidenti Putin dëshiron është që populli rus dhe bota të jenë të mbesin të stepur e të frikësuar nga memoriali i vazhdueshëm i militarizmit.

“Unë besoj se konflikti i vazhdueshëm dhe i paprovokuar në Ukrainë nuk bën gjë tjetër veçse çnderon po ata ushtarë.”

Të ngjashme