Lutfi Haziri e ka uruar sërish Lumir Abdixhikun dhe ka thënë se LDK-ja është standard dhe shkollë politike.
Nënkryetari i deritashëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka uruar kryetarin e ri të kësaj partie, Lumir Abdixhikun, transmeton Demokracia.com.
Ai këtë e ka bërë përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, duke thënë se LDK-në e kanë analizuar dhe trazuar të gjithë në muajt e fundit, mirëpo të gjitha këto vlerësime kanë rënë për tokë.
“Në muajt e fundit na shoshitën, analizuan e besa edhe na trazuan për atë se si do ta kalojë LDK procesin e 14 marsit. U dëshmua se krejt ato vlerësime ranë për toke”, ka shkruar Haziri.
Haziri ka shtuar se LDK-ja është standard dhe shkollë politike.
“LDK është standard e shkollë politike. Është vet shteti i Kosovës për të cilin do të punojmë pa u ndal”, shkroi Haziri.
Ai në fund ka uruar edhe kryetarin e ri të kësaj partie, Lumir Abdixhikun, duke theksuar se do ta ndihmojë dhe do t’i qëndrojë prapa në çdo rrethanë.
“Edhe njëherë i uroj për zgjedhjen në krye të LDK’së, Lumir Abdixhikut. Do t’i qëndroj prapa në çdo kohë, për çdo proces e detyrë të rëndë që e parashtroi para delegatëve!”, ka thënë Haziri./Demokracia.com/
Në muajt e fundit na shoshitën, analizuan e besa edhe na trazuan për atë se si do ta kalojë LDK procesin e 14 marsit. U…
Posted by Lutfi Haziri on Tuesday, March 16, 2021