Sport
Ndeshje interesante në çerekfinale të Kupës së Kosovës
Demokracia
13:39 | 16 Mars 2021

Share:

Sot është hedhur shorti për ndeshjet çerekfinale të Kupës së Kosovës në hendboll në konkurrencën e femrave. Vushtrria e Kastrioti takohen në çerekfinale. Shorti për këtë fazë garash është tërhequr të martën, derisa ndeshjet luhen më 24 e 25 mars.

Vushtrria është fituese në fuqi e Kupës dhe ka pretendime në këtë garë. Por edhe ferizajaset kërkojnë rastin e tyre. Shqiponja – Prishtina, Vëllaznimi – Ferizaj e Istogu – Samadrexha janë çerekfinalet tjera. /Demokracia.com

Të ngjashme