Lajme
Bluza e Zelenskyt shitet në ankand 100 mijë dollarë
Demokracia
18:38 | 08 Maj 2022

Share:

Bluza ushtarake e Volodymyr Zelenskyt është shitur mbi 100 mijë dollarë në një ankand për mbledhjen e fondeve për Ukrainën, në Londër. Kryeministri britanik Boris Johnson vendosi që çmimi fillestar të ishte 50 mijë paund.

“Përkraheni Ukrainën sonte miqtë e mi, në mënyrë që kryeqyteti i madh e i lashtë evropian, Kievi të mos kërcënohet më kurrë dhe që Ukraina të jetë e lirë sërish”, tha kryeministri Johnson.

Një video e regjistroi edhe Zelensky, i cili falënderoi për mbështetjen Boris Johnson.

Të ngjashme