Bujqit ukrainas po detyrohen të punojnë nën kërcënimin e armëve, ndërsa disave prej tyre u janë konfiskuar arat, sipas raportimeve nga brenda territoreve ukrainase, të okupuara nga forcat ruse.
Ndërkohë, bujqit në zonat e kontrolluara nga ukrainasit po bartin jelekë kundërplumb dhe helmeta, për t’u mbrojtur teksa punojnë.
Shumë bujq gjatë kohës sa janë duke punuar në ara, ata kur dëgjojnë bombardimet detyrohen ta lënë punën dhe të fshihen edhe nëpër bodrumet e shtëpive të tyre.
Për më shumë, ndiqeni videon e mëposhtme të përgatitur nga Radio Evropa e Lirë.