Sport
E konfirmon klubi zviceran: Mbrojtësi kosovar merr ftesë nga përzgjedhësi Bernard Challandes
Demokracia
12:25 | 16 Mars 2021

Share:

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Betim Fazliji do të jetë nën urdhrat e trajnerit Bernard Challandes për ndeshjet e muajit mars, shkruan Demokracia.com

Kosova do të luaj 3 ndeshje gjatë këtij muaji. Fillimisht do të luaj ndaj Lituanisë (miqësore), pastaj ndaj Suedisë dhe Spanjës – ndeshje të vlefshme për kualifikimet në Kupën e Botës ‘Katari 2022).

Skuadra e St Gallen tashmë ka konfirmuar se lojtari kosovar ka marrë ftesë për t’iu bashkuar ekipit kombëtar. Fazliji pritet ta shtojë konkurrencën në mbrojtjen e Kosovës.

Lista e Kosovës pritet të shpallet sot gjatë ditës ose më së largu nesër. /Demokracia.com

Të ngjashme