Lajme
Apel Urgjent: Besim Matoshi nga Hajvalia në gjendje të rëndë, i nevojiten 35 mijë euro për operim
Demokracia
12:59 | 08 Maj 2022

Share:

Besim Matoshi nga Hajvalia, baba i dy fëmijëve, është i sëmurë dhe në gjendje të rëndë shëndetësore.

Për shkak të gjendjes kritike, mjekët në Kosovë e kanë adresuar për shërim jashtë vendit.

Aktualisht, Besimi është në Maqedoninë e Veriut, në spitalin “Filipi II”.

Ai ka probleme me valvulën e zemrës, të cilën duhet urgjentisht ta operojë.

Nata në spitalin “Filipi II”, po u kushton familjes 800 euro, ndërkaq, operimi për t’i shpëtuar jetën, po u kushton 35 mijë euro.

Prandaj, të sfiduar nga kjo situatë e rëndë shëndetësore e të birit, bashkëshortit dhe prindit, familja është detyruar që të kërkojë ndihmën e banorëve të Hajvalisë dhe të gjithë bamirësve.

Të gjithë ju që keni mundësi të ndihmoni, kontaktojeni familjen e Besimit në numrin e poshtëshënuar.

TEL/Viber: +38345611254

Nr i xhirollogarisë në TEB Banka: 2020000186564734 (Sofije Matoshi – Nëna)

WesterUnion: Kontaktojeni familjen për kontakt në telefonin më sipër.

Lokacioni i shtëpisë: Përballë lokalit “Fini-F”.

Të ngjashme