Lajme
Jetonte i vetëm në shtëpi, Policia e gjen të vdekur një person në Skenderaj
Demokracia
08:49 | 08 Maj 2022
Ilustrim

Share:

Një person është gjetur pa shenja jete të shtunën në shtëpinë e tij në Skenderaj.

Policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se një grua dëshmitare ka thënë se i ndjeri ka jetuar vetëm  në shtëpi, përcjell Demokracia.com

“VDEKJE E DYSHUAR – Skenderaj – Në një shtëpi është gjetur pa shenja jete një kufomë. Sipas dëshmitares femër kosovare në këtë shtëpi ka jetuar i vetëm një mashkull kosovar, por të njëjtin nuk e kishin parë 6 muajt e fundit”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas policisë identiteti i viktimës mbetet të vërtetohet pas kryerjes së procedurave të autopsisë në IML./Demokracia.com/

Të ngjashme