Lajme
E konfirmon Policia: Zyrtari policor vrau vëllain e tij në Graçanicë
Demokracia
16:31 | 07 Maj 2022

Share:

Policia e Kosovës ka konfirmuar se një polic e ka vrarë vëllain e tij në fshatin Gushtericë e Poshtme të Graçanicës.

Rastin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinën, Flora Ahmeti.

“Vritet një person në fshatin Gushtericë e Poshtme Prishtinë, 7 maj 2022 – Sot rreth orës 15:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri, në fshatin Gushtericë e Poshtme të Graqanicës. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të cilat kanë hasë në një person pa shenja jete”, tha Ahmeti.

Ajo tha më tej se vdekjen e viktimës ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

“Personi i dyshuar ( zyrtar policor) është arrestuar ndërkohë që aktualisht hetuesit policor në bashkëpunim me IPK-në, kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, tha Ahmeti më tej.

Demokracia.com ka mësuar se Milorad Subariq është zyrtari policor që dyshohet se ka vrarë vëllanë e tij, Dragisa Subariq. /Demokracia.com/

LEXO EDHE:

DETAJE TË REJA| Ky është personi në Gushtericë që u vra nga vëllai i tij për shkak të pronës

https://demokracia.com/emri-ky-eshte-polici-serb-qe-vrau-vellain-e-tij-ne-gushterice1/

LAJMI I FUNDIT: Polici i komunitetit serb vrau vëllain e tij në Gushtericë, shkak ishte prona

Të ngjashme