Lajme
Lirohet shtetasi i huaj që u arrestua Te Qafa, dyshohej për vjedhje
Demokracia
13:19 | 07 Maj 2022

Share:

Një shtetas i huaj i moshës 25-vjeçare, është arrestuar të premten te vendi i njoftu se “Te Qafa” në Prishtinë, pasi dyshohet për vjedhje dhe lëndim trupor.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha për Demokracia.com se i njëjti është liruar sot në procedurë të rregullt, pas intervistimit.

“Personi në fjalë, shtetas i huaj mashkull 25 vjeç, është arrestuar për veprat vjedhje dhe lëndim trupor. I njëjti  pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, ka thënë Ahmeti. /Demokracia.com/

Të ngjashme